Rreth 2 milionë euro u sekuéstruan pasditen e sotme në Portin e Durrësit ndërsa Faxëeb.al ka mësuar emrin e shoferit të kamionit mbi të cilin janë gjetur kartmonedhat e padeklaruara dhe quhet Andon Thanasi 54-vjeç i arréstuar tashmë dhe që po merret në pyetje.
Shuma e madhe e parave është gjetur brenda në një kamion, i cili vinte nga Bari. Përveç arréstimit të shoferit të kamionit, në pólici janë shoqéruar edhe shumë persona të tjerë, të cilët janë marrë në pyetje. Mes tyre dyshohet se mund të jetë në dijeni ndonjëri mbi burimin e një shume kaq të madhe prash dhe destinacionin e tyre.
Janë mësuar të reja të fundit në lidhje me sekuestrimin e mbi 1,8 milionë eurove në portin e Durrësin në një kamion që kishte ardhur nga Bari i Italisë mbi një traget ndërsa drejtuesi i tij ishte një 54-vjeçar nga Tirana që ditët e fundit kishte udhëtuar shpesh drejt vendit fqinj.
Kamioni brenda të cilit ndodheshin paratë në valutë euro, i përkiste kompanisë JA-ADA.shpke cila bën transportin për palët e treta dhe po ashtu merret edhe me shërbimet për telekomunikacionin dhe internetin dhe është në pronësi të biznesmenit A.B.
Brenda kamionit që transportonte lëndë të parë fasoneri për prodhimin e këpucëve, u gjetën 5 qese plasmasi, brenda të cilave kishte shuma të madha me euro.
Kamioni me targa TR 2046 U, kryente transport të materialeve për prodhimin e këpucëve për llogari të një fasonerie në Shqipëri, ndërsa është ndaluar dje pas mesnate, në orën 01.30. Drejtuesi 54 vjeçar i kamionit e bënte shpesh rrugën Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Ai është ndaluar për kontroll rutinë nga autoritetet portuale dhe në pjesë të ndryshme të trailerit janë konstatuar me sander pako të dyshimta. Ende nuk është mësuar origjina e parave dhe destinacioni i tyre, ndërsa për këtë po merret momentalisht në pyetje 54-vjeçari teksa raportohet se numërimi i kartëmonedhave ende nuk ka përfunduar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
