Teksa Covid-19 ashtu sikurse nisi, mbetet ende faktikisht një mister rreth periudhës se sa do vijojë të mbajë peng globin, nga ana tjetër shtetet e njohura për shërbimin shëndetësor nuk po qëndrojnë duarkryq.
Ministri italian i Shëndetësisë ka zbuluar se Franca, Gjermania, Holanda dhe vendi i tij kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike “AstraZeneca” për të furnizuar qytetarët e vendeve të tyre me vaksinën e koronavirusit.
Sipas të dhënave kontrata bën fjalë për 400 milionë doza të vaksinës së mundshme, e cila është duke u zhvilluar në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Faza eksperimentale e kësaj vaksine pritet të përfundojë në vjeshtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Speranza bën me dije se dozat e para të kësaj vaksine do të jenë të mundura në fund të vitit.
“Vaksina është zgjidhja e vetme kundër Covid-19”, shtoi ministri italian.
/faxweb
