Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet sakta të pyetjeve të testit të Letërsisë. “Testi që po publikojmë, është vetëm njëri nga katër variantet e zhvilluara në provimin e Gjuhës shqipe dhe letërsisë për Maturën Shtetërore 2020. Të gjitha variantet kanë pyetje të njëjta, por renditja e tyre si edhe renditja e alternativave për secilën pyetje ndryshon në çdo variant.
Në variantin e dhënë më poshtë alternativat e sakta janë të theksuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Prej tre ditësh, maturantët në vend dalin në protesta pasi kanë mbetur të pakënaqur për mënyrën sesi ishte hartuar provimi i Gjuhë-Letërsisë.
Një pyetje që kishte shkaktuar konfuzim dhe zemërim mes tyre ishte ajo e “Turit”. Ky personazh mund të shihet tashmë në pankartat e studentëve të cilët nuk e kanë kursyer ironinë.
Tashmë, Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë Letërsisë dhe rrjedhimisht është zbuluar edhe përgjigja që duhet të rrethohej nga maturantët për pyetjen se çfarë bëri Turi.
Pyetja për “Turin” ishte kjo:
“Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Me të zeza janë përgjigjet e sakta në foto
/shqip