Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri dhe më saktësisht në një resort në Durrës. Ai është takuar edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ka qenë vetë Haradinaj, i cili ka publikuar disa foto nga Durrësi, ku ndër të tjera shkruan se e kishte për kënaqësi një bashkëbisedim me Kryemadhin ku temë e diskutimeve ka qenë aktualiteti politik në Shqipëri dhe Kosovë.
“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar. RH”
/shqip
