Skip to content

“Shqipëria me 57 raste sot barazon Kinën”, Shehu: Konspiracion dhe ulje e numrit të testimeve për Covid-19

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu i krahason shifrat më të fundit, të 57 të prekurit me Covid-19 të njëjta me ato të Kinës, sa i përket rasteve ditore.

Por sipas tij, Kina po merr menjëherë masat e duhura, ndërsa ministria e Shëndetësisë akoma nuk po merr një vendim për testime masive.

“Kina mobilizon të gjithë kapacitet laboratorike të vendit për të realizuar numra të tilla testimesh. Shqipëria vazhdon të mos lejojë në mënyrën me antishkencore laboratorët e vendit që të realizojnë ekzaminimet përkatëse, duke vazhduar me mënyrat konspirative vetëm në ISHP për virologjiket e në QSUT për imunologjikët, edhe kjo pa asnjë transparencë për licencimin, vendet që i përdorin apo i kane refuzuar këto kite të këtyre të fundit. Unë mendoja se për shumë arsye kjo Rilindje do te ecte se paku në gjurmët e Kinës, por dhe kjo nuk qenka e thënë…siç duket kanë hyrë në fazën e luftës si dikur kundër Ten Siao Pin-t!”, deklaron Shehu.

Deklarata e plotë

Po po, është e vërtetë, në 24 orët e fundit jemi me të njëjtin numer rastesh te reja me Kinën. Por me disa ndryshime: —Kina me 1,5 miliardë banorë shqetësohet shumë nga ky numër dhe vepron me energji në planin epidemiologjik. Shqipëria me 2,8 milion banorë…. “gjumë” ose vetëm propagandë! Kina njofton se të gjithë personelit mjekësor e qytetarëve me temperaturë po u bëhen apo do t’u bëhen testet virusale, imunologjike etj speciale, pra dhjetëra milionë të tillë. Shqipëria ul me 5-6 herë numrin e testimeve në Tiranë ku janë vatrat kryesore, për të arritur në nivelin më të ulët të tyre sot, 32 virologjike e 3 imunologjike në 24 orë me një pozitivitet të frikshëm afer 50%. Ndërkaq nuk jepet asnjë e dhënë për numrin e testimeve, llojin e rezultatet e tyre në QSUT e Senatorium, se për institucionet e tjera shëndetësore e kujdesin parësor as që bëhet fjalë. Kina mobilizon të gjithë kapacitet laboratorike të vendit për të realizuar numra të tilla testimesh. Shqipëria vazhdon të mos lejojë në mënyrën me antishkencore laboratorët e vendit që të realizojnë ekzaminimet përkatëse, duke vazhduar me mënyrat konspirative vetëm në ISHP për virologjiket e në QSUT për imunologjikët, edhe kjo pa asnjë transparencë për licencimin, vendet që i përdorin apo i kane refuzuar këto kite të këtyre të fundit. Unë mendoja se për shumë arsye kjo Rilindje do te ecte se paku në gjurmët e Kinës, por dhe kjo nuk qenka e thënë…siç duket kanë hyrë në fazën e luftës si dikur kundër Ten Siao Pin-t!

/shqip