Skip to content

“Një mendje e ndritur u shua…”, mesazhet e Majkos dhe Dokles për Moikom Zeqon

Ndarja nga jeta e eruditit dhe shkrimtarit Moikom Zeqo është shoqëruar me mesazhe të shumta nga ana e miqve dhe shokëve të të ndjerit. Moikom Zeqo ishte vite më parë edhe deputet i Partisë Socialiste gjatë kohës së vështirë të socialistëve kur ishin në opozitë. Zeqo njihet edhe si një nga rithemeluesit e së majtës në Shqipëri.

Ministri Pandeli Majko dhe ish-kryeparlamentari Namik Dokle kanë mbajtur një mesazh të ndjerë për humbjen e mikut të tyre.
“Studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo, një nga figurat rithemeluese të së majtës, ka ndërruar jetë. I palodhur, ai la pas veprën e tij të shkruajtur si variantin më të mirë të vetes. Lamtumirë mik i fjalës”, shkruan ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Ndërsa ish-deputeti Namik Dokle, e cilëson Zeqon si një patriot të madh dhe se patriotizmi i tij është brenda nesh.
“Një mendje e ndritur u shua. Por na la mendimin e pavdekshëm! Një poet i shkëlqyer u venit. Por poezia e tij lulëzon përjetësisht! Një patriot i madh u nda nga ne. Por patriotizmi i tij është brenda nesh! Lamtumirë, i dashur Moikom!”, shkruan Dokle.

/shqip