Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat në lidhje me situatën në vend për shkak të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja, ku kryesisht janë pacientë nga ndërmarrje dhe biznese.
Tirana mban rekordin me 28 të infektuar, ndjekur nga Shkodra më 16 raste.
Në Infektiv marrin shërbim spitalor 50 pacientë, 7 ne terapi intensive dhe 1 i intubuar. Në total kemi 499 persona aktive me koronavirus ne vend.
“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana”, njofton Ministria.
/shqip
