Skip to content

“Skandali, dalin tezat e provimit të matematikës”

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, nëpërmjet një postimi në Facebook pretendon se kanë dalë tezat e provimit të matematikës.

Vokshi ka publikuar edhe pamjet e testit, duke e cilësuar si dështimin e radhës të ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Postimi i Albana Vokshit

U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.  Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.  Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.

/shqip