Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot takime me biznese të vogla sot në Tiranë, tek njësia administrative 1, komentoi sulmet që kryeministri Edi Rama u bën bizneseve që denoncojnë mungesën e ndihmës nga qeveria.
Basha theksoi se prioriteti i Ramës është pasurimi i tij personal dhe i 5 oligarkëve.
“Për këtë na duhet një qeveri që mendon për njerëzit, na duhet një qeveri që buxhetin e shtetit, buxhetin taksat e qytetarëve shqiptarë i çon tek shqiptarët, nuk i çon tek 5 oligarkë. Na duhet një qeveri e çliruar nga pengmarrja për interesat e errëta korruptive të oligarkëve dhe kriminelëve. Kjo është qeveria që meritojnë shqiptarët e, bashkë me këtë, meritojnë mbështetje, jo lëmoshë”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati gjithashtu ka zbuluar dhe planin e opozitës për biznesin e vogël që synon sipas tij, frymëmarrje dhe hapje të vendeve të punës. “Paratë e buxhetit të shtetit do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht dhe vetëm me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5% të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore, po, mbi të gjitha, duke i çliruar nga nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon përmes një moratoriumi në vitin e parë të qeverisjes e pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi”, deklaroi Basha.
LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike
Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 15 juin 2020
/shqip
