Maturantët në të gjithë Shqipërinë iu nënshtruan sot testit të matematikës. Rreth 32 mijë maturantë u ulën në bankat e shkollës për të testuar njohuritë e marra përgjatë 3 viteve.
Menjëherë pas përfundimit të provimit, ata janë zhvendosur para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë rivlerësimin e provimit të gjuhën Shqipe dhe Letërsisë. Sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi, ku pyetjet ishin të formuluara gabim, që më shumë se testonin njohuritë i kanë ngatërruar ato.
Pyetja që ngjalli më shumë pakënaqësi e që bëri që maturantët të ngriheshin në protestë ishte pyetja e famshme “Çfarë bëri Turi”.
/shqip
