Skip to content

Historia e 29-vjeçarit që përloti rrjetin/ Nëna e tij rrëfen historinë e dhimbshme: Prisja ta martoja, por…

Familja e të riut nga Tirana, Mirush Baholli, historia e të cilit përloti rrjetin, ka marrë sot një lajm të mirë. Shuma prej 30 mijë euro që i duhej për operacionet e rëndësishme që do i bëjë në Spanjë, janë mbledhur.

Ka qenë Elvis Naçi, ai që u ka dhënë lajmin e mirë, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Fillimisht nëna e 29-vjeçarit tregoi se duhej ndihmë urgjente për të birin dhe tregoi se çfarë kishte ndodhur 2 vite më parë, kur ai nuk mundi më të lëvizte dhe të fliste. Mirushi ishte në punë në vitin 2018 kur pësoi një krizë epilepsie dhe qëndroi 21 ditë në koma duke mos bërë asnjë reagim.

Me lot në sy, nëna e tij u shpreh se djalit i duhen 3 ndërhyrje si fillim dhe ndërhyrjet kushtojnë 30 mijë euro. “Prisja ta martoja djalin, sot luftojmë për jetën e tij”, shtoi ajo.

Ndërkohë gjatë kësaj bisede, Elvis Naçi shkoi në shtëpinë e Mirushit dhe i dha lajmin e bukur dhe të shumëpritur familjes.

Naçi u shpreh se do të jetë një avion privat që do ta dërgojë në një spital të specializuar në Spanjë dhe do të bëjë të gjitha terapitë e nevojshme. “Ne jemi afër me një dëshirë të madhe dhe presim lajme të mira tani nga Mirushi”, shtoi ai.

 

/shqip