Një banesë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Tiranë. Policia bën ditur se zjarri ka rënë në shtëpinë e shtetases S.M., 78 vjeçe, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Memo Meto”, ka rënë zjarr në banesë, e shtetases S.M., 78 vjeçe, ku nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bën të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/shqip