Skip to content

S’ka konsensus, Këshilli e shtyn afatin për Kodin, Gjiknuri tregon arsyet

Për dy orë katër anëtarët e Këshillit Politik kanë diskutuar mbi amendamentet e Kodit Zgjedhor, por palët nuk kanë përmbyllur draftin e plotë.

Mësohet se Këshilli Politik do të takohet sërish nesër për të diskutuar amendimet e ekspertëve për Kodin e ri Zgjedhor. Marrëveshja e arritur më 5 qershor në Këshillin Politik tashmë ka disa çështje të cilat po dakordësohen mes palëve.

Ndër çështjet e para për të cilat nuk kanë pasur konsensus, financimit të partive, ku palët duhet të bien dakord se sa duhet të jetë përqindja nga buxheti i shtetit për partisë, si në kohë fushate, po ashtu edhe në kohë normale, si dhe sa do të jetë raporti mes financimi privat dhe shtetëror.

Po ashtu, në dy nivelet e KQZ-së, Komisioni Rregullator dhe Ankimor, pritet që në njërin prej tyre opozita do të jetë shumicën e anëtarëve, 3 opozita dhe 2 mazhoranca. Një çështje që ka mbetur pezull nga ekspertët është sesi do të futen në sistem PD dhe LSI, pasi duhet të shkruhen në Kod, duke qenë jashtë sistemit.

Negociatori i socialistëve Damian Gjiknuri deklaroi se “ka akoma çështje si KQZ dhe fushata zgjedhore. Nuk kemi pasur diskutime. Shpresoj që nesër ta mbyllim. Ka ende disa pika për t’u diskuruar. Ata kërkojnë më shumë kohë për t’u konsultuar me ekspertët e tyre”.

Ndërkohë, deputetët e opozitës parlamentare që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe miratimin e saj, kanë depozituar në Kuvend në projektligj për ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem proporcional rajonal me lista të hapur, një prag prej 5% me të gjitha votat në rang vendi dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pikë kjo e kërkuar edhe nga PS.

/shqip