Ilustruese
8 persona kanë rezultuar të prekur me Covid 19 në 24 orët e fundit në qytetin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se 6 nga rastet e reja janë raste kontaktesh, ndërkohë që dy janë raste nën hetim, një në Xhafzotaj dhe një tjetër brenda në qytet.
Në orët e fundit janë zbuluar dhe 9 raste të reja në Krujë, ndërkohë që 6 raste të tjera bëjnë me dije burimet janë zbuluar në spitalin francez në Tiranë, ku është vënë re dhe një mungesë e kapaciteteve për kryerjen e tamponeve.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e reja që janë zbuluar në 24 orët e fundit në vend.
/faxweb
