Skip to content

Korça pas 2 muajsh me koronavirus/ Pacienti dyshohet se u infektua në spital në Tiranë

2E3B7C46 8260 4B90 923A D975D61D637E w1023 r1 s

Pas më shumë se dy muajsh rikthehet një rast i prekur nga COVID-19 në qytetin e korëës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se personi ka qënë për disa ditë në kryeqytet, ku ka marrë shërbim spitalor pranë QSUT, atje ku edhe mendohet të jetë infektuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se zbulimi i këtij rasti është bërë gjatë studimit të zinxhirit të transmetimit dhe pas një kontrolli tamponi ka rezultuar pozitiv.

Mjekët epidemiologë janë vënë menjëherë në lëvizje për të izoluar të gjithë kontaktet e afërta kryesisht familjarë, ndërsa po gjurmohen të gjitha kontaktet e mundëshme të personit që rezultoi pozitiv për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit.