Janë vendosur sërish kufizime për udhëtime drejt kryeqytetit të Kinsë ditën e sotme, këtë njoftim e kanë bërë të ditur autoritete kineze.
Masat e radhës në Pekin vijnë me qëllim përmbajtjen e rasteve të reja me koronavirus që kanë shpërthyer së fundmi në vend.
Dukesj sikur çështja e koronavirusit ishte mbyllur në Pekin por ratet e fundit konfirmojnë të kundrtën.
Në një kohë kur vendet në Europë e Amerikën Latine vijon rihapja, ekspertët në Kinë kanë këshilluar që autoritetet të tregohen më vigjilentë në luftën kundër pandemisë.
Kina raportoi 40 raste të tjera koronaviruse ditë e sotme, 27 prej tyre në Pekin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në qytetit në 106 që nga e premtja, të paktën një pacient ishte në gjendje kritike dhe dy ishin në gjendje të rëndë.(M.H/Faxweb.al)
/faxweb
