Gazetari Blendi Fevziu ka debatuar mbrëmjen e djeshme me ekspertin e arsimit, Pëllumb Karameto. Fevziu në “Opinion” kishte organizuar një debat me ekspertët për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe u shpreh se teksti kishte shumë gabime.
Por deklaratat e tij kanë hasur në rezistencën e Pëllumb Karametos, i cili tha testi nuk ka pasur asnjë problem.
Debati:
Fevziu: Pse të mos jetë problem dhe zgjidhje ky?
Karameto: Ohu… E merr informacionin e përpunon. Kemi të bëjmë me analizë logjike të tekstit jo me planktonin.
Fevziu: Të 4 përgjigjet janë të diskutueshme. Tekstet e shkruara i kuptoj shumë mirë. Ky tekst ka problem. Kam shkruar të paktën 15 libra, janë përkthyer të paktën në 12 gjuhë të botës
Karameto: Edhe?
Fevziu:Ky teksti ka problem…
Karameto: Ça problemi ka, s’ka problem fare.
