Skip to content

U kap me 500 mijë euro në Durrës, jepet masa e sigurisë për shoferin e kamionit, çfarë tha në Gjykatë

Árrest me bùrg është masa e marrë ditën e sotme për drejtuesin e kamionit i cili ditën e shtunë u konstatuat nga policia kufitare në portin e Durrësit se nën kamion fshihte një vlerë prej 498 mijë eurosh. Ai u përball me drejtësinë në Gjykatë e shkallës së parë Durrës ku çështja u gjykua nga gjykatëse Eda Kaja dhe me prokuror Afrim Shehu.

Drejtuesi i identifikuar si Andon Thanasi, i moshës 56 vjeç ka deklaruar më herët se nuk është në dijeni të shumës të fshehur nën kamion. Ndërkohë prokuroria e rrethit Gjyqësor Durrës ka drejtuar një letër-kërkese autoriteteve Italiane për të bërë të mundur një zbardhje të itenerarit që ka kryer drejtuesi i kamionit dhe personat me të cilët mund të ketë pasur kontakt.

Masa e marrë ndaj Andon Thanasit vjen si rrjedhoje e dëshmive dhe fakteve që zotërojnë deri më tani organet e drejtesisë, ndërkohë më tek pritet që masa të rishihet në gjykatën e apelit. Gjyqi ishte relativisht i shkurtër duke përfunduar brenda një afati kohor prej 10 minutash.

/faxweb