Nehat Kulla i njohur ndryshe si “Gjenerali” në kohën e trazirave të ’97 ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 67-vjeçare.
Mësohet se Kulla ka qenë i infektuar me koronavirus, ndërsa kujtojmë se disa javë më herët prej pandemisë ndërroi jetë edhe vëllai i tij, Ramazan Kulla.
Burime kanë bërë të ditur se ai u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje.
Iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale, grada e fundit, imazh tipik sipas mjekëve për COVID 19.
Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 18:00. Nisur nga fakti që Kulla ishte i infektuar me koronavirus, varrimi i tij do të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, në banesën e tij, pasi u lirua nga bùrgu me bujë rreth një vit më parë.
Kulla ishte dènuar me 20 vjet bùrg për vrásjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vu.ajtur dènimin në bùrgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u árrestua në vitin 2005.
Skaner i mushkërive të Nehat Kullës, i infektuar me COVID-19.
/faxweb
