Skip to content

FOTO/ Nehat Kulla ishte infektuar me COVID-19, “gjenerali” shkoi në Sanatarium në gradën e fundit, por refuzoi që të shtrohej

Nehat Kulla i njohur ndryshe si “Gjenerali” në kohën e trazirave të ’97 ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 67-vjeçare.

Mësohet se Kulla ka qenë i infektuar me koronavirus, ndërsa kujtojmë se disa javë më herët prej pandemisë ndërroi jetë edhe vëllai i tij, Ramazan Kulla.

Burime kanë bërë të ditur se ai u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje.

Iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale, grada e fundit, imazh tipik sipas mjekëve për COVID 19.

Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 18:00. Nisur nga fakti që Kulla ishte i infektuar me koronavirus, varrimi i tij do të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, në banesën e tij, pasi u lirua nga bùrgu me bujë rreth një vit më parë.

Kulla ishte dènuar me 20 vjet bùrg për vrásjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vu.ajtur dènimin në bùrgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u árrestua në vitin 2005.

Skaner i mushkërive të Nehat Kullës, i infektuar me COVID-19.

/faxweb