Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku e revoltuar është shprehur se është lodhur nga këto mbledhje ku sipas saj flitet vetëm se kush do të marrë tenderin për identifikimin biometrik
“Kam ardhur me atë frymë për të ndryshuar Sistemin zgjedhor. Është e trishtë të flasim në këto momente për tendera ndërkohë që jemi mbledhur për t’i dhënë zgjidhje një problemi të shqiptarëve.
Ne po i mbyllim derën çdo njeriu që ka sado pak besim në zgjidhjen e këtij problem. Të mos meremi mbrapa dyerve me tendera, se jemi të lodhur nga kjo politikë. Se kush do e marrë tenderin për identifikimin biometrik.
Unë u largova se kam gjëra shumë më të mira për të bërë se këta po mundohen të fusin në ligj metodën e tenderimit,” tha ajo.
/shqip
