Skip to content

Gjòbitja e emigrantëve shqiptarë nga Greqia, reagon kryeministri Rama: Ashtu siç jam zotuar…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gjòbitjen e emigrantëve shqiptarë nga Greqia duke i premtuar që do të rimbursohen nga shteti. Në një njoftim në Facebook, Rama i tregoi se si duhet të aplikojnë duke thënë:

“Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, janë të lutur të aplikojnë për rimbursimin.

*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe siç jam zotuar ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.

Njoftim për rimbursimin e gjobave të vendosura shtetasve shqiptarë, jashtë Republikës së Shqipërisë: Informojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:

dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,
çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe
të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).

individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.
Dokumentet e mësipërme, të përkthyera dhe noterizuara, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nërpëmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Për çdo pyetje apo paqartësi ju lutem kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe për të evituar vonesat në këtë proces, të dorëzojnë sa më parë dokumentat e sakta, sipas kërkesave si më sipër cituar.