Në Durrës janë konfirmuar edhe katër raste të tjera me koronavirus. Abc News raporton se rastet janë konfirmuar: një në Sukth dhe tre në Durrës.
Të gjitha janë raste nga zinxhiri i kontakteve. Pra, nuk ka vatra të reja infeksioni.
Të infektuarit e radhës, janë zbuluar me anë të hetimit epidemiologjik, ndërsa tamponi u është marrë ditën e djeshme.
Sot u regjistrua gjysma e numrit të rasteve, pasi ditën e djeshme u regjistruan tetë të infektuar.
