Skip to content

Makinat përplasin dy vajza me biçikleta, drejtuesit e mjeteve largohen nga vendngjarja

 

Dy aksidente kanë ndodhur në Tiranë, ku dy makina kanë aksidentuar dy vajza të cilat po udhëtonin me biçikleta. Ndërkohë bëhet me dije se pasi aksidentit drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Ndërkohë që në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb