Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë árrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.
Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë árrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Djordje Vujoviq dhe këshilltari i Careviq.
Në pamjet e publikuara shihet se si Careviq është nxjerrë dhùnshëm nga Komuna ndërsa për árrestimin e zyrtarëve të tjerë ka patur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprajit lotsjellës.
Nuk dihet ende arsyeja e árrestimit të tyre, por dyshimet e para janë se ata janë të përfshira në afera korruptive, gjatë ushtrimit të mandatit.
/faxweb
