Skip to content

Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Gjendet medikamenti që përmirëson mbijetesën e pacientëve të infektuar me COVID-19, është shumë i lirë

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, është shtuar edhe frika ndaj përhapjes së virusit, ku dje u shënua një numër rekord në vendin tonë.

Por mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka dhënë një lajm të mirë, ndërsa shkruan se studimi “RECOVERY” i Universitetit të Oxfordit gjen mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën te pacientet me COVID-19.

“Medikamenti është Deksametazoni. Deksametazoni është një mjekim i kudondodhur, edhe në Shqipëri, dhe shumë i lirë”, shkruan mjeku.

Positimi i Alimehmeti: Super lajm i mire miqte e mi! Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19.
Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI! Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire.

Sa eshte perfitimi? Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se: Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar! Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar! Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!
Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon! Super super lajm!

Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota.Forca miq! Cdo dite qe kalon shtohen mjekimet kunder COVID-19.

/faxweb