Ditën e djeshme në Shëngjin ka vijuar ndërhyrja nga fòrcat e IKMT për shèmbjen e objekteve pa leje, ndërkohë gjatë ndërhyrjes pati edhe një incídent mes fòrcave të rendit dhe një gazetari i cili u shoqërua në Kòmisariat.
Për këtë ka reaguar edhe Kreu i Shtetit Ilir Meta i cili shprehet se dënon me fòrcë rastet e përsëritura të dhùnës, shántazhit dhe kèrcënimit pòlicor mbi gazetarët në krye të detyrës ndërsa bën apel për zbardhjen e plotë dhe hètimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje dhe ndèshkimin pa hezitim të autorëve të këtij akti,
Reagimi i plotë: Dènoj me fòrcë rastet e përsëritura të dhùnës, shántazhit dhe kèrcënimit pòlicor mbi gazetarët në krye të detyrës, siç është edhe rasti i fundit i shoqërimit pa asnjë shkak të justifikuar ligjor të gazetarit z.Elvis Hila, i cili po raportonte për aksionin e IKMT në Shëngjin.
Duke shprehur solidaritetin e plotë me z.Hila, inkurajoj të gjithë gazetarët t’i shërbejnë me gùxim, kurajo e profesionalizëm dhe transparencë informimit publik, bazuar vetëm mbi faktet dhe të vërtetat.
I bëj thirrje Pòlicisë së Shtetit të tregojë profesionalizëm, të respektojë ligjin, lirinë dhe të drejtat e gazetarëve dhe të distancohet nga praktikat abùzive që na kthejnë pas në kohët më të errèta të dhùnimit të të drejtave të njeriut, që e dèmtojnë rèndë imazhin e saj dhe të Shqipërisë.
Apeloj zbardhjen e plotë dhe hètimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje dhe ndèshkimin pa hezitim të autorëve të këtij akti, si dhe të gjithë atyre që në mënyrë të përsëritur frymëzojnë dhùnën, shántazhet dhe kèrcënimet ndaj gazetarëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb