Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit me negociatorin Miroslav Lajçak ku deklaroi edhe qëndrimin me të cilin do të paraqitet Kosova në takimin që do të zhvillohet me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Thaçi tha se në çdo marrëveshje të bërë me negocimet e ndërkombëtarëve, Kosova ka dalë e fituar, ndërsa shtoi se beson në arritjen e një marrëveshjeje historike me Serbinë që sipas tij do të përfaqësohet me flamurin e saj shtetëror dhe integritet territorial.
“Takimi i Uashingtonit po ofrohet, Kosova e ka marrë me përgjegjësi dhe integritet të lartë. Falenderoj Trump dhe Grenell për përkushtimin dhe mbështetjen për Kosovën dhe QYTETARËT. E konsiderojmë si kthesë historike dhe mundësi të paripërsëritshme për diçka shumë të rëndë për të domosdoshme për rikthimin e paqes. Kosova shkon e përgatitur dhe me dinjitet për të përfaqësuar interesat e vendit. Kosova si gjithnjë do të rreshtohet në anën e drejtë të historisë. Kosova do të punojë për të arritur marrëveshjen historike dhe përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë.
Ne i hapëm rrugë njohjes reciproke, vendosjen e marrëdhënieve reciproke dhe hapjen rrugë të prespektivës për integrim në BE, OK dhe NATO. Historia moderne e Kosovës ka treguar se sa herë kemi pasur interes me ndërkombëtarët, rezultatet kanë qenë pozitive dhe kanë forcuar Kosovën. Kam besim se edhe takimi në Uashington do ti ndikojë Kosovës për mirë. Procesi do të jetë në transparencë të plotë. Kosova shkon në Uashington me flamurin e saj që është integriteti territorial i Republikës. Delegacioni i Kosovës është ftuar në Shtëpinë e Bardhë, ku zë fill liria dhe pavarësia jonë. Për këtë SHBA gëzon besimin e institucioneve të Kosovës dhe popullit të saj.
Pyetjes se kush do të jetë pjesë e ekipit që do të përfaqësojë Kosovën, Thaçi iu përgjigj: Ne do të flasim me një zë, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës, koordinim ndërinstitucional, jemi në përgatitje, ka përfaqësues legjitim dhe legal. Dëshiroj të potencoj se përgjegjësitë janë shumë të qarta në përputhje me Kushtetutën, do punojmë të kemi bashkëpunim të ngushtë. Ne përfaqësojmë Kosovën me shtetin që ka krijuar genocid në Kosovë.
Ndërkohë për votën kundër të shtetit nga vjen Lajçak për futjen e Kosovës në UNESCO, Thaçi tha: Nuk dëshiroj të komentoj të kaluarën, qëndrimi im është i njohur botërisht, do duhej të votonte pro anëtarësimit në UNESCO, ka votuar kundër. Ne do punojmë ngusht që të ketë sukses edhe në Samitin e Parisit në javën e tretë të Korrikut, dhe për këtë falenderoj presidentin Macron”, tha Presidenti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
