Skip to content

Rrëzimi i dekreteve të presidentit në Kuvend, Braimllari: Parlament monopartiak, bëhet si thotë Rama

Ish- deputeti i LSI-së Endrit Braimllari i ftuar në FaxNews ka folur për rrëzimin e dekretit të Metës në Kuvend.

” Rama ktheu dekretet e Metës për shqyrtim në Kuvend në mënyrë antiligjore sepse duhet të jetë insitucioni i presidencës në dëgjesë. Uli naftën për jahtet dhe rritet përditë naftën për qytetarët. Ky është një kyreministër që nuk u shërben qytetarëve. Pse nuk i thërret institucionet sepse nuk do një oponent, sepse do t’i kalojë në kundërshtim me ligjin. Nuk thirren specialitët por e kalon direkt në komision në Kuvend, atje ca e dinë e ca se dinë se çfarë kalojnë. Kemi një parlament monopartiak Edi Rama u thotë dilni sot në media flisni kështu” shprehet Braimllari.

Përsa i përket deklaratës së kryeministrit kur foli për marrëveshjen zgjedhore ku i bëri thirrje Bashës e Vasilit që mos të bëjnë shantazh, Braillari tha që Rama do të prish dakordësinë mes palëve.

” Do të prishi dakordësinë midis palëve dhe me këto veprime nuk kërkon Reformën Zgjedhore që zgjedhjet të jenë të lirshme dhe të ndershme. Tani më është publike që Edi Rama erdhi në pushtet duke manipuluar procesin zgjedhor. Rama nuk ka të drejtë morale të flas për zgjedhje të lira. Duhet të ishte mbas hekurave për manipulim. Do t’i iki dakordësisë duke fajësuar opozitën apo këdo tjetër. Ai do një Reformë Zgjedhore që favorizon atë” tha Braimllari.

Pse këmbënguli opozita që anëtarët e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve të zgjidhen nga kuvendi dhe jo nga avokati i poullit.

“E para, kjo është një çështje teknike e diskutuar mes palëve , opzita nuk ka si e kap Reformën Zgjedhore, ajo kërkon sa më shumë besueshëmëri me qëllim që palët nesër mos të kenë mundësi për të kondestuar procesin” u shpreh ish-deputeti.

Po për deklaratëne Hajdarit ku tha se opozita arriti vetëm tenderin për dokumentat biometrike.
“Nuk kam asnjë koment për persoanzhin në fjalë. Pikë së pari, para se të bëjë një deklaratë të till duhet të jete serioze me kërkesat që ka. Opozita nuk është pjesë e asnjë porcedure, opozita ka kërkuar një garanci në këtë proces” tha Braimllari.
Opozita parlamentare këmbënguli për listat e hapura pse opozita jashtë parlamentare nuk këmbnguli.

“Nuk i bëhet kjo pyetje LSI-së sepse LSI ka bërë grevë urie për këtë çështje, Edi Rama duhet të tregohet transparent që t’i thotë popullit kush ishin ata në Këshillin Politik që e bllokuan këtë çështje, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ishin, le çfarë thonë kur dalin” tha ndër të tjera Braimllari.(M.H/Faxweb.al)

/faxweb