Skip to content

Teknologjia e informacionit, Xhaçka: Kanë evoluar konceptet e sigurisë dhe mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes dhe FA i janë përshtatur sfidave të reja

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social shprehet se konceptet e sigurisë dhe të mbrojtjes kanë evoluar me zhvillimin e tekonologjisë.

Xhaçka nënvizon se Ministria e Mbrojtjes dhe FA i janë përshtatur sfidave të reja.

Për ministren e Mbrojtjes një ‘armatë’ e tërë ushtarakësh dhe civilës punojnë përditë për të siguruar të dhënat, informacionin dhe komunikimin e klasifikuar të FA si një strukturë pjesë e NATO-s.

“Me zhvillimin e teknologjisë kanë evoluar edhe konceptet e sigurisë dhe mbrojtjes. 

Për këtë Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë përshtatur sfidave të reja.

Një “armatë” e tërë ushtarakësh e civilësh të padukshëm punojnë përditë për të siguruar të dhënat sensitive, informacionin dhe komunikimin e klasifikuar të Forcave tona të Armatosura, si një strukturë, pjesë e një organizate madhështore si NATO.

FA në krye të detyrës! ”, shprehet Xhaçka.