Skip to content

“Afati përfundimtar është 30 qershori”, përfundon mbledhja e KP, Gjiknuri: Do të zbatojmë formulën e 2013

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka përfunduar pas pothuajse dy orësh. Zgjedhja e anëtarëve të KQZ vijon të mbetet një ngërc për palët, ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri tha se afati përfundimtar për të dorëzuar draftin final mbetet 30 qershori.

“Mendojmë që Kuvendi i Shqipërisë duhet të jenë të përfaqësues me këtë panel përzgjedhësish. Skema e KQZ dhe e përzgjedhësve më parë nuk ka funksionuar keq, nuk ka pasur konflikt dhe dua të deklaroj se mazhoranca do qëndrojë dhe garantojë që ekspertët do konkurrojnë për këto pozicione të Komisionit të Zgjedhjeve, do të kenë mbështetjen e mazhorancës edhe PD brenda ekuilibrit. Mendoj që brenda skemës së komplikuar, mund të ketë zgjidhje. I kërkuar PD që të reflektojë për pjesëmarrësit e deputetëve të Kuvendit. Mendoj që është e mundur që të gjendet ky kompromis dhe kjo formulë do të zgjidhet shumë shpejt si dispozitë tranzitore vetëm për zgjedhjet e kësaj KQZ-je.

Kjo është cështje që diskutohet, mbase një idem und ta japim dhe ne, por në Këshill bëhen edhe debate. Opozita shqiptare do të jetë e garantuar që kaandidatura që plotësojnë kritere, do të pranohen nëpërmjet votës së mazhorancës.

Besoj sa të gjejmë kompromis do vazhdojmë në mbylljen. Afati është 30 qershori dhe brenda pak ditëve, ky proces duhet të përfundojë. Nëse zgjidhet KQZ, cështjet e tjera janë të vogla dhe teknika. Për procedurat që kërkonte opozita të vendoseshin me ligj, ka ardhur një përgjigje dhe reflektoi, do të zbatojmë të njëjtën formulë të vitit 2013”, tha Gjiknuri.

Ndërsa përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi ka folur para mediave duke thënë: “Sot për të treguar konstruktivitetin e opozitës dhe qëllimin që marrëveshja të zbatohet pa mëdyshje, por për të siguruar proceset e emërimeve të anëtarëve të organeve të zgjedhjeve që do të gëzojnë besimin e spektrit politik dhe të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtaritë e tij rregullatore nuk do të jenë mazhorancë që shkatërron zgjedhjet siç ndodhi në të shkuarat, ne bëmë këtë prezantim.

I kërkuam mazhorancës që me këtë akt të dytë duke i thënë që të heqë dorë nga këmbëngulja për një process që nuk jep atë që duhet. Mazhoranca nuk e pranoi duke arsyetuar që ky sistem politizon, por ai që propozojmë ne është i Reformës në Drejtësi. Për rrjedhojë, argumentat e mazhorancës nuk qëndrojnë.”

/faxweb