Skip to content

Ishte në klasë me vajzen e saj/ Fakte që nuk i keni ditur për Macron dhe Brigitte, dalin fotot nga njohja fillestare

Çifti presidencial në Francë janë ndër më të komentuarit në botë sa oi përket diferencës së moshës prej 25 vitesh, por jo vetëm, pasi Brigitte Trogneux ka qenë edhe ish-mësuesja e Emmanuel Macron. Pak kush mund ta dinte se Macron ishte shok klase me të bijën e Brigitte, ndërsa ishte vetëm 15 vjeç kur u njoh me gruan e tij të ardhshme.

Ai ishte nxënës i saj në shkollën e dramës dhe ajo lexonte shkrimet e tij për klasën. E çuditshmja është se ka qënë në klasë me vajzën e saj.

 

Brigitte Trogneux është më e vogla e gjashtë fëmijëve, e ardhur nga një familje e pasur që zotëron një kompani të prodhimit të çokollatës. Në qershor 1974 Trogneux u martua me bankierin Andre Louis Auziere me të cilin pati tre fëmijë

Shkrimtarja autobiografike e çiftit Anne Fulda, thotë në librin e saj se lidhja e tyre nisi kur Brigitte ishte ende e martuar me babain e tre fëmijëve të saj. Prindërit e Macron u tronditën nga zbulimi dhe hoqën djalin e tyre nga shkolla në Amiens, për të vazhduar arsimin në Paris.

Nëna e Macron i kishte thënë Brigitte: “Ti e bëre jetën tënde, por ai nuk mund të ketë fëmijë me ty”. Prindërit e Macron i kërkuan asokohe 40 vjeçares Trogneux të qëndronte larg nga djali i tyre derisa të mbushte 18 vjeç, sipas biografisë.

Macron u martua me të në 2007 pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc. Tashmë Macron është njerku i tre fëmijëve të rritur të Brigitte, duke përfshirë dhe djalin e madh të saj Sebastien, që është dy vjet më i madh se Macron.