Skip to content

“Kurbën e Covid-19 e drejton Mero Baze dhe po mbyll njerëzit në shtëpi”, reagon gazetari pas deklaratës në emision

Screenshot 2020 06 19 at 12.03.12

Në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, ka patur edhe mbrëmjen e djeshme një diskutim shumë të thellë me tone konspirative, për kurbën e koronavirusit dhe shumë çështje të tjera, të cilat emisionet rivale, nuk arrijnë kurrë t’i deshifrojnë.

Një nga zbulimet e emisionit, ishte që kurbën e Covid-19 në Shqipëri, e drejton gazetari Mero Baze dhe është ai që po kërkon mbylljen e shqiptarëve brenda. Këtë zbulim e ka bërë Kastriot Myftaraj, i cili për këtë deklaratë, jep garanci të plota se kjo është e vërtetë.

“Si mund të rrinë njerëzit të mbyllur në shtëpi kur kurbën e drejton Mero Baze? Ta them unë me përgjegjësi të plotë, e bën Mero Baze”, tha Kastriot Myftaraj

Gazetari Baze, e ka komentuar me ironi këtë konkluzion të Myftarajt, duke i’u referuar emisionit 360 gradë, si “Klinika nr 5”, pra një vend ku mblidhen të çmendurit.

“Ja dhe Turi i vërtetë, një zë autentik nga Klinika nr 5”, shkruan Baze.