Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Presidenti Ilir Meta kërkoi nga palët politike që t’i qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
Meta theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar.
“Nuk dëshiroj që të paragjykoj, por uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, e cila mund të lërë për të dëshiruar në përmbajtje, por e dimë që jemi në një situatë kritike, mosbesimi të thellë, të legjitimitetit të Kuvendit, në radhë të parë të vetë Kuvendit.
Por këto shqetësime të partnerëve që kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën hapur, nëse dera mbyllet shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar, verifikimi në praktikë sa të ndershme janë”, deklaroi Meta.
/shqip
