Skip to content

Detaje/ Varrimi ku morën pjesë vëllezërit Budina dhe pse ISHP insistoi të bënin tamponin

Dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Lajmi u publikua fillimisht nga Gazeta SHQIP dhe u konfirmua nga kryeministri Edi Rama.

Abcnews raporton se ISHP ka insistuar që t’u bëjë atyre tamponin mbrëmjen e djeshme duke i njoftuar në orët e para të ditës së sotme se ishin pozitivë dhe se nuk duhej të dilnin nga shtëpia.

Disa ditë më parë ata kishin shkuar në ceremoninë e varrimit të hallës së tyre, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e aktorit Sulejman Pitarka.

Më herët, ISHP kishte zbuluar një rast pozitiv me koronavirus që kishte marrë pjesë në këtë ceremoni varrimi.

Nisur nga ky fakt, ISHP ka insistuar që t’u marrë tamponin vëllezërve Budina, gjë e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 18:00.

/shqip