Skip to content

Partnerja e tij feston ditëlindjen, Ledri Vula i bën dedikimin romantik: E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pijshëm…

Reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, pasi bënë lidhjen e tyre publike janë kthyer tashme në një nga çiftet më të komentuara të showbizit.

Ditën e sotme, partnerja e Ledri Vulës feston ditëlindjen dhe nuk kishte si mungonte urimi i reperit në këtë ditë të veçantë.

Ledri ka publikuar një foto me Sarën ku shihen të kapur dorëpërdore dhe krahas bën dedikimin romantik.

“E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pishjshëm, si të jetonim të dy me një ishull. Gëzuar ditëlindjen Sara”, shkruan reperi.

Kujtojmë se Ledri dhe Sara kanë një histori dashurie prej vitesh, por vetëm pak kohë më parë, dyshja u shfaqën bashkë në publik.Madje thuhet se çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë sapo pandemia të ketë përfunduar.

/faxweb