Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi sot se do të shemben 41 pallate në Tiranë, pasi janë të rrezikshme për banorët. Pallatet që do shemben janë kryesisht në Kombinat dhe Kinostudio, ndërsa kryebashkiaku tha se nuk janë të sigurta më për jetesën e banorëve.
Veliaj dha një lajm të mirë për këdo që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit. Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë sot 3 mijë pagesat e para grante për Rindërtimin si dhe 200 dosjet e para të shtëpive në zonat rurale.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se 3 mijë pagesat që do të miratohen sot do të jepen duke filluar nga java tjetër. Këto janë grantet e para që jep Bashkia e Tiranës pasi ajo e Shijakut ishte e para.
Lajm i mirë për këdo që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit – sot në Këshillin Bashkiak miratojmë 3 mijë pagesat e para "cash" për kategoritë DS1, DS2 dhe DS3, si dhe 200 dosjet e para për shtëpitë që do të rindërtohen në zonat rurale. Krenar që në pak muaj e në kohë pandemie, i dhamë zgjidhje një procesi aspak të lehtë!
Publiée par Erion Veliaj sur Vendredi 19 juin 2020
/shqip