Skip to content

Protestë për përmbytjet në Frakull

 
Fermerët e njësisë administrative Frakull në Fier kanë bllokuar për disa minuta autostradën Levan – Tepelenë në shenjë proteste, pasi pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer nga dy përmbytjet e fundit.
 
Banorët kanë kërkuar nga qeveria të ktheje vëmendjen nga kjo zonë, e cila sipas tyre po përmbytet për shkak të një ure te ndërtuar në autostradën Levan – Vlorë. Fermerët kërkojnë rindërtimin e saj me parametrat e duhur në të kundërt ata pretendojnë të futen në skemat  e dëmshpërblimeve.
 
Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Bashkisë Fier, ka vendosur që fermerët e prekur nga përmbytjet të përjashtohen nga taksa e tokës këtë vit. Po ashtu ata kanë protestuar edhe për shkak të mungesës së politikave mbështetëse për kultivimin e luleshtrydheve.