Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, tha se ishte momento që udhëheqësit shqiptarë të mësojnë të bëjnë kompromise.

“Si një vend aleat në NATO dhe aspirant për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, udhëheqësit shqiptarë duhet të mësohet të flasin me njëri-tjetrin dhe të bëjnë kompromise,” tha Kim në një intervistë për A2.

“Me sa duket fjala kompromis është një fjalë e pisët në Shqipëri, por e vërteta është se është kyçe për demokracinë. Është përbërësi magjik që i duhet çdo demokracie,” u shpreh ajo.

Ambasadorja gjithashtu foli edhe për Reformën në Drejtësi, ku u shpreh e vendosur se nuk do të hiqte dorë kollaj nga të korruptuarit.

“Disa do të donin që reforma në drejtësi të sillej rrotull e rrotull në një rreth, si kali në lëmë. Ajo që na duhet është që reforma në drejtësi të ecë përpara dhe, siç e kam thënë më parë, është diçka që nuk do të jetë e përsosur menjëherë. Nuk do të jetë e lehtë, nuk do të jetë e shpejtë, por e dini çfarë?

Është e rëndësishme, është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj njerëzit duhet të mbeten vigjilentë, duhet të vazhdojnë të kërkojnë ndryshim dhe shpresoj që nuk do të dorëzohen sepse kemi bërë kaq shumë rrugë dhe do të ishte tragjike të hiqej dorë tani. Unë nuk do të heq dorë, patjetër. Nuk heq dorë kollaj, mund ta them kaq”, shtoi ambasadorja amerikane.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re