Skip to content

722 persona aktivë me koronavirus në të gjithë Shqipërinë

Numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet dita ditës në vend. Vetëm sot ISHP njoftoi për 53 raste të reja kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Numri i të shëruarve nuk po i përgjigjet numrit të personave që infektohen duke bërë që edhe pacientët që janë aktivë me virusin të shtohen nga dita në ditë.

Kështu, me të sëmurët e ditës së sotme, numri i pacientëve aktivë me koronavirus është 722 në të gjithë vendin.

Pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 336
Durrës 143
Shkodër 116
Vlorë 49
Fier 31
Lezhë 14
Korçë 13
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1.