Skip to content

Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë 30-vjeçari

Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se një person ka ndërruar jetë. Sipas raportimeve paraprake viktima ka qenë me motor dhë është rreth 30 vjeç, ndërkohë që është goditur nga një makinë.

Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.

/faxweb