Policia ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare të vendit për të identifikuar të gjithë ata persona, apo subjhekte qëë zaptojnë plazhe publike dhe ndërtojnë pa leje. Këtë të dielë, trupat policore u ndanë në Durrës, ku gjatë aksionit të tyre arrestuan dy administratorë të një subjekti, të cilët kanë kundërshtuar forcat e rendit, që kishin shkaur për procedimin penal ndaj tyre nën akuzën e pushtimit të tolës publike.
Operacionet në terren të Policisë janë mbështetur në aktin normative të muajit maj, për situatën e krijuar nga COVID-19. Kontrollet mbështeten edhe nga Policia Bashkiakle, e cila disponon hartën e plotë të plazheve publike.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.
DurrësVijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake.Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke.Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë" dhe "Pushtimi i tokës".
Publiée par Policia e Shtetit sur Dimanche 21 juin 2020
/shqip
