32 126 maturantët e këtij viti kanë marrë këtë të dielë rezultatet e provimit në lëndën e Gjuhë-Letërsisë.

Notat janë publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore ku 760 nxënës kanë marrë vlerësimin maksimal, e thënë në përqindje janë  2.45%.

Por  më të shumtë në numër janë mbetësit, ku 1000 maturantë janë vlerësuar me notën 4.

Ministria e Arsimit premtoi 5 ditë më parë se do të konsiderojë mundësisë për mosvlerësimin e ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve. Fjala është për pyetjen që i referohet Turit, personazhit që u bë i njohur për përgjigjen e saktë në provim.

Por ndërkohë, ministria ende nuk ka sqaruar se cilat pyetje janë hequr apo jo nga vlerësimi.

Ndërsa rezultatet e provimit të gjuhës së huaj u publikuan po ashtu online në faqen zyrtare të QSHA të shtunën.

7061 e maturantëve kanë arritur që të marrin notën maksimale 10, pra 7061 nxënës, ndërsa kanë mbetur rreth 1294 të tjerë.

Tashmë priten rezultatet e provimit të Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje, të cilat siç ka njoftuar qendra arsimore do të publikohen para datës 25 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko