Qyteti i Pogradecit ka çelur kete te diele sezonin turistik. Në kushtet e pandemisë është mbajtur vetëm një ceremoni e vogël në të cilën mori pjesë Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe Ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi. Kryebashkiaku Ilir Xhakolli i njohu ata me disa nga investimet e kryera së fundmi sic është sheshi i trëndafilave me rreth 4 mijë të tillë të cilët lulëzojnë në 9 muaj të vitit.

Njëkohësisht si pjesë e këtij sheshi edhe 10 stola të personalizuar me pjesë nga lirikat e Lasgush Poradecit dhe tregimet e Mitrush Kutelit dhe në qendër të këtij sheshi një shatërvan në formë libri me thënie të dy korifejve.

Xhakolli gjithashtu i njohu ata edhe me punën që është bërë në rehabilitimin e plazheve, hapesirave publike për pushuesit dhe rikthimit të plazheve të vjetra si plazhi i “Huçkave”.

Gjithashtu po në kushtet e pandemisë u mbajt edhe një takim me operatorët e biznesit ku u diskutua me t’a mbi mënyrën se si do të jepet shërbimi këtë vit, ndërsa më të mirët në radhët e tyre u çertifikuan me çmime vlerësimi për shërbimet.

Këtë vit Pogradeci ka zgjedhur që të jetë më i prekshëm për qytetarët jo vetëm me ndryshimet e bëra por edhe plazhet publike, pastërtia, sportet ujore si stand up paddle apo shumë aktivitete që do të shoqërojnë sezonin turistik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko