Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë ku nga të shtënat me armë zjjarri ka mbetur i plagosur një person që sipas burimeve për Faxweb.al quhet Odise Simoni 30-vjeç nga fshati Dajç i Lezhës.
Paraprakisht mësohet se i riu ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Lezhës e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
