Gazeta Shqip ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës.
Dy protagonistët Odise Osmani dhe shtetasi D.R. kanë nisur të grinden në lokalin e fshatit Mabë, ku sherri më pas ka degraduar deri në nxjerrjen e armëve.
Autori i cili ka pasur armë me vete në momentin e sherri e ka qëlluar Simonin në dorë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
30-vjeçari Osmani ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R. ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
/shqip
