Skip to content

“Do shikojë nga TV Thaçin kur merr “Nobel”, Spahiu-Kurtit: Për 4 vite bashkohet Kosova me Shqipërinë, çfarë vendos takimi i Washingtonit

Kreshnik Spahiu thotë se Albin Kurti i dhuroi ‘çmimin Nobel” presidentit Hashim Tahçi teksa tregon qëndrimin e SHBA në lidhje me temat që jkaën hapur për raportet Kosovë-Serbi. Sipas Spahiut, pozicioni i Amerikës kundër ndarjas së kufijve, ka nxjerrë bllof kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje se mund të kishte një koplot për ndarjen e Kosovës, teksa ka radhitur edhe se çfarë ka humbur Kurti në këtë aspekt.

Spahiu tregon edhe se çfarë do të diskutohet në takimin e 27 qershorit në Uashington, dhe pas kësaj, “Bashkimi i Kosovës mne Shqipërinë ndodh brenda 4 vitesh dhe ëndrra e Albin Kurtit do realizohet por ai s’do jetë dot aty”, duke shtuar se Hasim Thaci do të marrë çmimin “Nobel”.

Reagimi i plotë: Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo projekti për korigjimin e Kosovës dhe që brenda këtij viti do arrihet marrveshja që Serbia të njoh shtetin e pavarur të Kosovës. Ky pozicion amerikan ka nxjerr totalisht bllof kauzën e Vetvendosjes dhe alibinë e Albin Kurtit se mund të kishte një komplot për ndarjen e Kosovës.

Albin Kurti humbi kauzën
Albin Kurti humbi pozitën e Kryeministrit
Albin Kurti humbi mbështetjen amerikane
Albin Kurti humbi besimin mbi të “vërtetat”
Albin Kurti humbi elektoratin pro-amerikan
Albin Kurti humbi mundësinë për të qenë hero

Javën tjetër dy kundërshtarët e tij Hoti dhe Thaçi do mbërrin në Shtëpinë e Bardhë ku me një axhendë pro shqiptare do hartohet një projekt për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj. Projekti amerikan do jetë i avancuar dhe pritet që në mandatin e dytë të Presidentit Trump të realizohet:

-S’ka prekje te territotorit te Kosoves.
-S’ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante.
-Kosova merr njohje nga Serbia.
-Kosova merr ulesen ne OKB pas tri viteve.
-Kosova merr liberalizimin e vizave.
-Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nenshkrimit te marrveshjes finale.
-Trepçen e merr ne menaxhim një kompani amerikano-britanike

Të gjitha do kenë një funale:
Bashkimin Shqipëri-Kosovë i cili do ndodh brenda 4 vitesh. Ëndrra e Albin Kurtit do realizohet por ai s’do jetë dot aty. Egoizmi i tij e largoi nga dita historike duke bërë pa dashje kundërshtarët e tij heronj. Marrveshjen historike të nohejes Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë do e realizojnë ish-udhëheqsit e UÇK. Koha ecën më shpejt se inatet e Albinit. Albini luftoi 14 vjet dhe e lëshoi për 14 minuta, duke lënë edhe aktivistët e Vetvendosjes rrugëve papunë.

Ata thjesht do shohin nga ekrani TV, si Hashimi do marr çmimin Nobël nga “Albini”, sepse ky i fundit i mori koka erë dhe ia mbylli telefonin Shtëpisë së Bardhë, në ditët kur po shkruhet fati i shqiptarve në Ballkan. Albini harroi që pa Amerikën dhe UÇK, sot Kosova do ishte akoma një komunë e Serbisë! Fatkeqsisht gabimet në politikë, paguhen shtrenjtë. Çmimi i gabimeve këtë rradhë, do jetë: “Shpallja heroj e kundërshtarve të tij politik”. Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb