Pas një dite me shifra rekord, ku u numëruan 71 raste të reja dhe një shtim i frikshëm i pacientëve të shtruar në Infektiv, vijon përhapja e koronavirusit në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja me koronavirus në vend, shtim te shtrimeve ne Infektiv. 82 paciente të shtruar, 10 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
23 në Tiranë, 8 në Shkodër, 1 rast në Pogradec dhe 1 në Kamëz.
Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, pas tamponëve të bërë ne rastet e dyshuar, në vijim të hetimit epidemiologjik dhe rasteve të reja.
