Skip to content

Zjarri në Durrës/ Zjarrëfikësit evakuuan të moshuarit me maska dhe kundragaz

Një zjarr i papritur ka përfshirë kabinen elektrike në një pallat 8 katësh në lagjen 5 të qytetit të Durrësit.  Tymi është përhapur menjëherë në katet e sipërme të pallatit duke shkaktuar ankth dhe frikë për banorët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhere efektiva të shumtë nga policia, zjarrfikësit dhe urgjenca e spitalit. Me mjete të shumta është bërë e mundur evakuimi  i banorëve me maska dhe kundragaz, pasi ka qënë e pamundur të zbrisje nga pallati pa mjete ndihmëse. Kanë qënë disa gra dhe të moshuar që nuk kanë mundur e zbresin vete dhe për kete arsye është kërkuar ndihma e efektivave të policisë. Megjithatë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.