Rreth 22 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj fundjave. Nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, të cilët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, njoftojnë autoritetet zyrtare në Prishtinë.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dita me numrin më të madh të personave që kanë ardhur në drejtim të Shqipërisë ka qenë e shtuna, ku nga Kosova kanë dalë 8 mijë e 462 persona.
Shumica e shqiptarëve të Kosovës vijnë në vendin tonë për pushimet e verës, një ndihmë shumë e madhe kjo për ekonominë shqiptare, në një kohë kur shumica e kufijve qendrojnë të mbyllur.
/faxweb
